Një “NATO Islamike” Dëshiron të Lindë – Ankaraja, Riadi & Islamabadi Formojnë Aleancë

/

Turqia dëshiron të bashkohet me paktin e sigurisë të lidhur së fundmi midis Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Në të ardhmen, kjo mund të çojë në një lloj “NATO-je Islamike” dhe të ndryshojë realitetet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.

Në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, ka zhvillime të thella ushtarako-politike. Vetëm shtatorin e kaluar, Arabia Saudite dhe fuqia bërthamore Pakistani nënshkruan një pakt ndihme të ndërsjellë. Ashtu si me Nenin 5 të NATO-s, një sulm ndaj njërit prej dy vendeve konsiderohet gjithashtu një sulm ndaj tjetrit.

Me një pranim të mundshëm të Turqisë, do të shfaqet një trekëndësh i ri pushteti, i cili do të ketë ndikim të madh në politikën e sigurisë në të gjithë rajonin.

Do të mbetet Turqia më pas anëtar edhe në Aleancën EuroAtlantike?

Apo përpara se të ndodhin të dyja sa më sipër, do të shpërbëhet sulltanati i Erdoganit?

Turqia, në fund të fundit, fuqia e dytë më e madhe ushtarake e NATO-s, e ka përdorur anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake transatlantike për vite me radhë, më shumë si një monedhë negociuese, sesa si premtim besnikërie.

Turqia po sinjalizon kështu hapur se po përcakton gjithnjë e më shumë interesat e saj të sigurisë jashtë kornizës transatlantike. Kjo nuk është një tekë nga ana e Erdoganit, por një shprehje e një ndryshimi strategjik afatgjatë.

Arabia Saudite ofron kapital, peshë gjeopolitike në botën arabe dhe qasje në rrugët kryesore të energjisë. Pakistani sjell diçka unike në botën islamike: frenim bërthamor dhe një ushtri të madhe dhe të përforcuar.

Turqia, nga ana tjetër, plotëson paketën me teknologji moderne ushtarake, luftë me dronë, përvojë të vërtetë operacionale në Siri, Libi dhe Kaukaz, si dhe një industri armësh në rritje.

Formimi i një “NATO-je islamike” të tillë, si një pakt ndihme kolektive do të përfaqësonte interesat e saj dhe pa kompromis, ndërsa vlerat dhe interesat perëndimore nuk luajnë asnjë rol këtu. Një aleancë e tillë do të kishte gjithashtu implikime serioze për politikat e sigurisë së Izraelit, Iranit dhe Indisë, të cilat janë veçanërisht në zemër të tre vendeve.

Nëse Turqia, një anëtare e NATO-s, bëhet njëkohësisht pjesë e një pakti të ndihmës së ndërsjellë të jashtme me një shtet të armatosur bërthamor (Pakistanin), kjo gjithashtu vë në pikëpyetje logjikën e aleancës. Ankaraja do të vendoste kështu de facto disa garanci sigurie, në varësi të vendndodhjes dhe avantazhit.

Për më tepër, përpjekjet e Turqisë e bëjnë të qartë se Ankaraja po largohet gjithnjë e më shumë nga Perëndimi dhe po riorientohet në aspektin e politikës së sigurisë.

Sot, rreth 35 vite pas shpërbërjes së Paktit të Varshavës, Luftës së Ftohtë, NATO mund të shënojë gjithashtu edhe fundin e vet.

Çdo javë dhe ditë që kalon e bën edhe më interesante gjeopolitikën, ndryshimin e raporteve dhe balancave, por duhet thënë edhe ajo se, që të stabilizohet situata dhe të vendoset një rregull në “skakierë” padyshim që do të kemi tronditje të njëpasnjëshme.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Udhëtimi me Aeroplan: Kur do të Zbatohet Plotësisht Sistemi i Ri i Hyrjes në Zonën Shengen?

Next Story

OKB Bën Thirrje për më Shumë Çensurë Globale të Internetit

Latest from Info