Zonja e Parë Melania Trump në “Memorial Day” një festë kombëtare amerikane (Dita e Përkujtimit), në ceremoninë që organizohet tek Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington dhe tek ceremonia që pason në Monumentin Kombëtar të Fort McHenry dhe Faltoren Historike, zgjodhi të vishej me një pallto luksoze italiane “Gucci” (prodhime të porosisë).
Pse një prodhim italian dhe jo një markë tjetër europiane apo amerikane? Duhet ta ketë edhe ky gjest arsyen e tij.
Thuhet dhe jo vetëm thuhet, por është fakt që, presidenti, zonja e parë, Sekretari i Shtetit dhe disa personalitete të Administratës së lartë Shtetërore amerikane, mes veshjeve të tyre, ngjyrave, simboleve dhe shenjave në gravata apo bizhuteri, kalojnë gjithmonë edhe mesazhe politike.
Një pallto italiane “Gucci”, me dubëlkopsë, e bardhë, me butona dhe kopsa në ngjyrë ari, fine dhe elegante, mbi zonjën e parë, përcjellin veçse shenjë mirësie dhe shprese (për Italinë padyshim).