Një i sëmurë u gjend 15 herë pozitiv me Coronavirus!
Edhe pse nuk ka simptoma, nuk del dot negativ në testin PCR, ndaj dhe nuk ka mundësi të dalë nga karantina.
Pasi qëndroi në spitalin e San Gerardo në Monza të Italisë, u transferua edhe në qendra të tjera shëndetësore, për të përfunduar më 27 qershor në qendrën mjekësore të Kryqit të Kuq në Linate, pranë Milanos.
Kjo qendër mban të mbledhur njerëz që nuk kanë ku shkojnë gjetiu për t’u karantinuar. Dhe teksa vazhdimisht del pozitiv, duket se do të vazhdojë gjatë karantinimin, ose “burgimin” pa vepër penale.
“Euroweekly” shprehet se pacienti Milko ka gjetur tashmë një familje të dytë, atë të të karantinuarve, por që të gjithë largohen pasi mbyllin ciklin 14-ditor, ndërsa Milko vazhdon të presë dhe përcjellë pacientë me coronavirus.
“Shikoj të tjerët kur largohen pas karantinimit, teksa unë vazhdoj dhe qëndroj këtu dhe çmendem. Jam asimptomatik, por coronavirus-i ka vendosur të mos largohet prej meje, më është bërë si shok, ose si bashkëshoqërues” – shprehet me humor pacienti për gazetën italiane “Il Corriere Della Sera“.
“Kam ëndërr tashmë kur do të dal, për të përqafuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi” – thotë 49-vjeçari që me muaj endet në qendra shëndetësore karantinimi.
Ky është virusi i laboratorit, krijesa kineze që edhe kur nuk ke simptoma të gozhdon në karantinë. Ose këta janë tamponët që kanë tendencë të na nxjerrin pozitivë ndaj coronavirus-it, siç kanë thënë një sërë mjekë dhe specialistë të fushës.
Të testohemi apo jo? Kjo është çështje!
Me mire testoj veten se behem cavie laboratori