Papa tha përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot, që vendeve më të varfëra dhe më të pafuqishme, popullatave të tyre pra, t’u bëhet fillimisht vaksina, duke u parë si radhë preferenciale, sapo vaksina të jetë gati.
Duke folur nga Vatikani, në një video-mesazh drejtuar Kombeve të Bashkuara, Papa nënvizoi se pandemia e Covid-19 në nivel global shenjoi nevojën akute që ka sistemi shëndetësor për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës.
“Nëse duhet të bëjmë përzgjedhje preferenciale, le të jetë i varfëri, ai që shpesh gjendet në pamundësi dhe që përballet me diskriminimin, ai i pafuqishmi, që nuk ka burmime dhe mundësi ekonomike.”
Siç dhe nënvizoi i fronëzuari i Kishës Katolike, vendet e pasura nuk duhet t’i mbajnë vetëm për vete vaksinat kundër Coronavirus-it, në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje kundër “vaksinës kombëtare”, duke i orientuar vendet drejt një situate globale lidhur me shpërndarjen e vaksinës proporcionalisht, por me preferencë vendet e varfëra.
***
Papa globalist dhe iluminist nuk pushon së na e bëri të ditur këtë fakt dhe pranon me koshiencë të plotë vaksinën e “666”-ës. Jo vetëm kaq, vendos sërish një thundër “vaksino-eksperimentale” mbi popujt e varfër.
Veçse mëkat dhe krim!