Dje Presidenti Trump ka bërë një takim madhështor në Georgia, mes një fryme entuziasmi, optimizmi dhe besimi, solidariteti amerikan dhe vendosmërie për të gjunjëzuar të majtën manipulative, radikale, ekstremiste, globaliste, regresiste.
Trump tha ndër të tjera: “Nuk do të thyhemi, nuk do të gjunjëzohemi, nuk do të epemi, nuk do të mposhtemi, nuk do të dorëzohemi, nuk do të ulim kokë, kurrë kurrë nuk do të biem, sepse ne jemi amerikanë dhe zemrat tona janë të kuqe, të bardha dhe blu.
Radikalët e majtë nëse marrin pushtetin do të implementojnë në këtë vend axhendën më ekstreme të majtë, duke shkatëruar fillimisht rendin dhe ushtrinë, mes mungesës së fondeve…
Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të lejojmë kurrë që të vijnë në pushtet ata që do të varfërojnë Amerikën, ata që vjedhin votat për të marrë pushtetin.
Shumica e shtypit janë duke mashtruar amerikanët dhe gjithë globin, e megjithatë nuk do të mund t’u vinë në ndihmë të korruptuarve të familjes Biden dhe të majtëve në përgjithësi.
Të majtët kërkojnë të vijnë për të krijuar tashmë një botë të bunkerizuar dhe duket që nuk ka gjë që i ndal në strategjitë e tyre. Por jo, do i ndalim ne!”
Rendi i ri Botëror dhe plani i tyre për “The Great Reset” nuk ka për t’u realizuar kurrë, sepse është anti-human dhe kundër vullnetit të çdokujt individi të përgjegjshëm në botë.