Website i Rrjetit Social “Parler” u shfaq papritur online, me një mesazh nga CEO i tij John Matze, i cili shkruan: “Tungjatjeta botë, qënkemi në funksion?”
“Më duket koha më e përshtatshme për t’ju kujtuar – atyre që na duan dhe atyre që na urrejnë – pse e krijuam këtë platformë. Ne besojmë se privatsia është e pacënueshme dhe fjala e lirë është fondamentale, kryesisht për një media sociale.
Qëllimi ynë ka qënë gjithmonë që të ofrojmë një hapësirë publike jo-partizane, ku individët mund të argëtohen dhe të kënaqen, si dhe të ushtrojnë liritë dhe të drejtat e tyre të komunikimit. Do të zgjidhim çdo sfidë që kemi përpara dhe ju ftojmë dhe mirëpresim të vini sa më shpejt tek ne.
Ne nuk do të lejojmë të cënohet diskursi publik me asnjë formë.”