Presidentja e Komisionit Europian Ursula von del Leyen e pyetur për fitoren e mundshme të të djathtëve në Itali, e kapluar nga tronditja dhe makthi, e humbi vetkontrollin dhe si një diktatore e mirëfilltë, sepse e tillë është edhe struktura BE tashmë, tha: “Nëse partitë e gabuara fitojnë, nëse Italia shkon në drejtimin e gabuar, si me Hungarinë apo Poloninë, ne i kemi instrumentat”.
Shiko në çfarë stacion të diktaturës europiane është Ursula, në stacionin ku, kjo gjermane e korruptuar, mund të ndalet dhe të gjykojë si të gabuar vendimin e shumicës së italianëve, që mes një proçesi demokratik, të lirë, të vullnetshëm dhe të pavarur do të vendosin të votojnë djathtas.
Ursula nuk e pranon dot këtë, as struktura BE! Nuk pranojnë dot faktin që italianët po votojnë të lirë.
Që në këtë moment Ursula i ka vënë shkelmin në grykë demokracisë, nuk e pranon si sistem, si nocion, si proçes, si proçedurë, si vendimmarrje, si qeverisje, si vullnet të sovranit. Jo! Sovrani duhet të votojë në Itali partinë dhe personin që dëshiron Ursula dhe Bashkimi Europian, për t’u cilësuar si votim i partisë së duhur.
Dhe nuk po përmend këtu faktin që Italia për herë të parë do të ketë një kryeministre femër, në kohë shumë të vështira politike, ekonomike, gjeopolitike, migratore etj., e qoftë dhe për kortezi dhe diplomaci, Ursula duhet t’i uronte Italisë një të diel ku sorvrani të zgjidhjte atë që gjykonte të duhurin, i lirë dhe i pandikuar dhe Melonit suksese për faktin që është femër.
Por ndryshimi mes Ursulës dhe Melonit është që njërën po e zgjedhin miliona italianë, tjetrën e emëruan “kabala” europiane.
Nëse ky qëndrim nuk është autoritarizëm dhe totalitarizëm, çfarë është?! Kjo është Europa e diktatit, e kupolës që dëshiron të kontrollojë gjithkënd, gjithkund. Kjo është Europa e Rendit të Ri që liritë dhe të drejtat e njeriut i ka prangosur prej vitesh dhe që po e shkatërron qytetarin europian, po e shkul nga rrënjët.
Çfarë instrumenta ka Ursula dhe si do i përdorë? Do të manipulojë sot zgjedhjet? Kundër kujt do i përdorë këto instrumenta Ursula e BEsë, kundër dhjetra milionë italianëve që sot votojnë djathtas? Po pse?
Nëse këto qëndrime nuk ju mjaftojnë për të kuptuar ku po shkon dhe ku po e çon Europën BEja, atëherë me siguri dhe preçizion matematikor, pas disa kohësh, Hitleri do ju dulet “lule” pranvere.
Ursula, Presidente e Komisionit merr guximin të gjykojë vendimin e miliona njerëzve, e vetme, por e mbështetur në sistemin malinjë BE, që çoi drejt varfërisë dhe falimentimit të gjithë Europën (Italinë, Greqinë, Spanjën, Portugalinë etj.), për të pasuruar Gjermaninë e madam Ursula von der Leyen dhe të gjermanolindores Angela Dhorothea Krasner (Merkel).
Shqiptarë të italisë që keni të drejtën e ushtrimit të votës, që ndiheni po aq italianë, sa edhe shqiptarë, votoni djathtas, bëni ndryshimin, koha është tani, që Ursula nëse jo në burg, të kthehet në shtëpi dhe ne të jetojmë në demokraci funksionale dhe në ekonominë e tregut të lirë, pa vaksina dhe sanksione, pa subvencione krizash artificiale, por me dinjitet dhe si qytetarë të denjë të Europës!
Në një garë elektorale, çdo votë vlen!