Zyra e Prokurorit Publik Europian ka nisur hetimin për blerjen e vaksinave kundër Covid-19 nga Pfizer me përfshirjen e Presidentes së Komisionit Europian Von der Leyen!
Skandali i megatonit. Del zbuluar edhe qeveria shqiptare.
Skandali Burla – Von der Leyen trondit BEnë, pasi Zyra e Prokurorit Publik Europian njoftoi fillimin e hetimit për blerjen e vaksinave të koronavirusit nga kompania Pfizer!
Ky është vazhdimi i skandalit me marrëveshjen sekrete të kryetares së Komisionit me kreun e industrisë farmaceutike dhe SMStë e dyshimta mes tyre, ndërsa A. Bourla i është shmangur seancës dëgjimore në Komisionin Hetimor të BEsë.
Kjo do të thotë se Ursula von der Leyen dhe Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakidou janë nën hetim.
Qeveria shqiptare është e ekspozuar edhe ajo, pasi mes shtërngimit, shantazhit dhe imponimeve bëri vaksinim masiv të detyrueshëm, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.
Vihet re se sipas indeksit paneuropian vdekshmëria në vitet 2021 dhe 2022 është rritur dhe këto janë vite të vaksinimeve masive kundër Covid-19.
Ky indeks specifik lejon gjithashtu krahasimin midis vendeve europiane edhe të vdekshmërisë.
Grafikët që tregojnë evolucionin e vdekshmërisë dhe indeksin z-score janë publikuar në faqen e internetit euromomo.eu .
Bourla anuloi seancën dëgjimore për të shmangur përballjen me pyetje “shqetësuese” sesi u bënë marrëveshjet sekrete të vaksinave, pasi një raport auditimi mbi strategjinë e prokurimit të vaksinave të BEsë u publikua në fillim të këtij muaji.
Ky raport ngre pyetje të reja në lidhje me kontaktin midis Burla dhe Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen që i parapriu kontratës shumë miliardë euro me Pfizer.
Kreu i gjigantit farmaceutik amerikan, furnizuesi më i madh i vaksinave për COVID-19 në BE, ishte planifikuar të dilte para Komitetit më 10 tetor 2022.
Drejtues të tjerë farmaceutikë nuk kanë shkuar gjithashtu në seanca dëgjimore me Komitetin, duke përfshirë CEO të Moderna dhe drejtues të lartë nga AstraZeneca dhe Sanofi.
Kryetarja e Komitetit, Eurodeputetja belge, Kathleen Van Brempt, i tha ‘Politico’ se asaj “i vjen thellësisht keq” për vendimin e marrë nga Pfizer.
Le të kujtojmë se Pfizer/BioNTech është kompani amerikano-gjermane dhe kjo është e rëndësishme pasi Von der Leyen është gjermane dhe shteti gjerman ka shtyrë veçanërisht furnizimin me vaksina.
Vaksinat nga Moderna, AstraZeneca, Janssen, Novavax dhe Valneva u miratuan gjithashtu nga rregullatori europian.
Procesi i negociatave dhe kushtet që shoqëruan marrëveshjet përfundimtare ishin krejtësisht të errëta dhe jashtë kuadrit të kontratës europiane.
Shkurt, ata përdorën termin “gjendje emergjente” dhe lidhën marrëveshje nga të cilat shtetet europiane jo vetëm u dëmtuan financiarisht, por edhe qytetarët e tyre konsiderohen se kanë pësuar dëme të mëdha në shëndetin e tyre.
Disa eurodeputetë kritikuan faktin se aspektet kryesore të kontratave u klasifikuan si konfidenciale.
Shkëmbimi i mesazheve me tekst mes Presidentes së Komisionit Europian dhe CEO të Pfizer, Albert Bourla, i zbuluar nga New York Times, ka ndezur polemika dhe madje ka bërë që të ndërhyjë edhe Avokati i Populit të BEsë.
Avokati i Popullit, Emily O’Reilly, mendoi se publiku duhet të ketë akses në mesazhet me tekst të shkëmbyera ndërmjet institucioneve të BEsë.
Zyra e Prokurorit Publik Europian, e themeluar zyrtarisht në vitin 2021, është një organ i pavarur i BEsë, përgjegjës për luftimin e mashtrimit kundër fondeve të BEsë dhe çdo krimi tjetër që prek interesat e saj financiare (korrupsion, pastrim parash, mashtrim ndërkufitar).
Prandaj është përgjegjëse për hetimin, por edhe për ndjekjen penale dhe vënien para drejtësisë të autorëve të krimeve të tilla.
A do të përfundojë hetimi? Apo është thjesht një veprim për të qetësuar valën e reagimeve në Parlamentin Europian për vaksinat? Mbetet për t’u parë, gjithësesi është fakt që asnjë CEO i kompanive farmaceutike nuk po shkon në seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, për rrjedhojë edhe prokurorët do ta kenë të vështirë të mbulojnë deillin me shoshë.