Pas Vaksinimeve & Lockdown-eve, Vjen Epidemia e Tumoreve!

/

Pas vaksinimeve masive të detyruara kundër Covid-19 dhe izolimeve ‘stay home’, tani presin një epidemi të tumoreve!
Përgjegjësitë e BE-së dhe të të gjitha qeverive janë të mëdha.

Vaksinimet masive dhe bllokimet / izolimet e detyrueshme duket se krijojnë probleme shumë më të mëdha sesa pandemia e koronavirusit, pasi shkencëtarët presin tani më një epidemi të tumoreve, që do të jetë për shkak të masave kufizuese të zbatuara për dy vjet!

Sigurisht që përgjegjësitë e qeverive janë të mëdha, pasi zbatuan masa të pashembullta të burgosjes dhe vaksinimit të detyruar të qytetarëve, duke i kthyer ata në kavie laboratori.

Vaksinat ishin preparate eksperimentale, ndërsa mbyllja e detyrueshme shkaktoi dëme të rënda në shëndetin mendor dhe fizik të qytetarëve.

Por ka shumë shkencëtarë që besojnë se përhapja e tumoreve ka të bëjë me vaksinimet masive kundër Covid-19.

Pretendimet e Dr. Ryan Cole janë se vaksinat e koronavirusit ka të ngjarë të jenë përgjegjëse për rritjen e shkallës së tomoreve, që së fundmi kanë shkaktuar valë tronditëse.

Ai iu referua pacientëve që kishin tumor të stadit të parë, i cili pas dozës së dytë, ose të tretë të vaksinës “përhapet si flakë”.

Sipas mjekut R. Cole kjo është për shkak të proteinës ‘spike’.

Të paktën një milion diagnoza kanceri mbetën të padiagnostikuara në Europë gjatë dy viteve “të humbura” të pandemisë, e cila mund të rezultojë në një “epidemi” europiane të kancerit brenda dekadës së ardhshme, ka paralajmëruar një panel ndërkombëtar onkologësh dhe ekspertësh të tjerë.

Shkencëtarët e panelit të ri të revistës prestigjioze mjekësore “The Lancet Oncology”, të drejtuar nga profesori Mark Lawler i Queen’s University, Belfast, i cili bëri publikimin përkatës, theksojnë se Covid-19 ka nxjerrë në pah një sërë dobësish në fushën e trajtimit dhe kërkimit e kancerit në Europë, raste të cilat nëse nuk trajtohen në kohë, rrezikojnë jetën e shumë njerëzve në këtë dekadë.

“Ne vlerësojmë se rreth një milion diagnoza të kancerit nuk u mundësuan në Europë gjatë pandemisë. Po garojmë me kohën për të gjetur këto raste kancerogjene të padiagnostikuara. Përveç kësaj, pamë një ndikim alarmues në kërkimin e kancerit, me mbylljen e laboratorëve dhe provat klinike të vonuara, ose anuluara, gjatë valës së parë të pandemisë”, tha Dr. Lawler.

Raporti Europian ‘Groundshot’ i Komisionit të Onkologjisë Lancet, i paraqitur në Samitin Europian të Kancerit 2022, vlerëson se në vitin e parë të pandemisë mjekët panë 1.5 milionë pacientë me kancer më pak, ndërsa një në dy pacientë me kancer nuk iu nënshtruan operacionit ose kimioterapisë së nevojshme në kohë. Për më tepër, 100 milionë teste diagnostikuese imazherike për kancerin nuk u kryen, me rezultat që deri në një milion europianë mund të kenë aktualisht kancer të padiagnostikuar.

Përtej koronavirusit, lufta në Ukrainë ka ndikimin e vet, duke qenë se Rusia dhe Ukraina kanë qenë gjithmonë dy vende të përfshira shumë në kërkimin klinik të kancerit. Dr. Andreas Charalambous, president i Agjencisë Europiane të Kancerit, tha se “ndërsa ka pasur një mbulim të gjerë të lajmeve të pushtimit rus të Ukrainës, ndikimi i thellë dhe i vazhdueshëm në kërkimin klinik të kancerit ka kaluar relativisht pa u vënë re. Tashmë ekziston një ndarje në rritje Lindje-Perëndim në kërkimin europian të kancerit dhe është kritike që lufta Rusi-Ukrainë të mos e zgjerojë më tej këtë hendek”.

Raporti i ekspertëve zbuloi se në dekadën e mëparshme 2010-2019 investimet totale në Europë për kërkimin e kancerit arritën në 20 deri në 22 miliardë euro, ose rreth 26 euro për frymë, krahasuar me 80.5 miliardë dollarë (76 miliardë euro) ose 234 për frymë në SHBA gjatë të njëjtës periudhe.

Komiteti rekomandon të paktën dyfishimin e kërkimit të kancerit në Europë në 50 euro për banor deri në vitin 2030, me theks në përmirësimin e parandalimit.

“Vlerësohet se 40% e rasteve të tumoreve në Europë mund të parandalohen nëse strategjitë e parandalimit parësor do të përdorin më mirë të kuptuarit të faktorëve të rrezikut të kancerit. Për më tepër, deri në një e treta e rasteve të kancerit në Europë kanë më shumë gjasa të kenë një rezultat më të mirë nëse zbulohen më herët”, tha Anna Smuts nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) me qendër në Francë.

Kështu që është mirë që të gjithë të bëjmë një kontroll të përgjithshëm, pas një periudhe izolimi dhe masash kufizuese, që për të shpëtuar nga virusi, lamë pas dore gjithçka tjetër për jetën dhe shëndetin, që mesa duket po na rezulton e dëmshme në të gjitha anët.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vendet e G20 që Nuk Dënuam Pushtimin Rus - Divergjenca në G20 - Samiti u Nda

Next Story

Ujërat e Zeza Mbuluan Samitin Botëror për Klimën në Egjipt - Shpërthyen Ujërat Përpara Hyrjes së Samitit Cop27 (video)

Latest from Info