Rusët iu qepën presidentin polak.
Mendonte se po fliste me Macron (shikoni videon në fund të shkrimit).
Dialogu:
Polaku: “Emmanuel, nuk dua të kem luftë me Rusinë”.
Andrey Duda ra viktimë e shakave ruse, natën që ra një raketë në Poloni, në një fshat pranë kufirit me Ukrainën.
Për shtatë minuta e gjysmë, presidenti polak mendoi se ishte në telefon me presidentin francez, Emmanuel Macron. Në fakt, sipas “The Guardian”, kjo është hera e dytë, vitet e fundit, që Duda bie viktimë e shakave ruse.
Thirrja u postua në internet nga komedianët rusë Vovan dhe Lexus, ku presidenti polak mund të dëgjohet duke folur në anglisht me telefonuesin:
Polaku: “Emmanuel, më beso, po tregohem tepër i kujdesshëm”, dëgjohet duke i thënë Duda telefonuesit.
Polaku: “Nuk dua të kem luftë me Rusinë dhe më besoni, jam shumë i kujdesshëm, shumë i kujdesshëm”.
Zyra e Dudës shkroi në Twitter:
“Pas shpërthimit të raketës në Przemyśl, një person që pretendonte se ishte presidenti francez Emmanuel Macron u kontaktua gjatë bisedimeve në vazhdim me krerët e shteteve dhe qeverive. Gjatë telefonatës, presidenti Andrey Duda kuptoi nga mënyra e pazakontë që po zhvillohej biseda se mund të ishte tentuar një shaka dhe i dha fund bisedës”.