Propozojnë kallëzim penal ndaj ish Presidentit amerikan.
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, sot njëzëri rekomandoi që ish Presidenti Donald Trump të akuzohet për vepra penale, përfshirë rebelimin.
Komisioni i përbërë nga shtatë demokratë dhe dy republikanë, rekomandoi gjithashtu që ish Presidenti të ndiqet penalisht për pengim të drejtësisë, komplot kundër shtetit amerikan dhe dhënie deklaratash të rreme.
Pengimi i procesit zyrtar ka të bëjë me ratifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 që po zhvilloheshin atë ditë në Kongres.
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol Hill votoi njëzëri për të ngritur një sërë aktakuzash penale kundër ish Presidentit Donald Trump në lidhje me përpjekjen e tij për të përmbysur zgjedhjet presidenciale. Komisioni e delegoi Trump-in në Departamentin e Drejtësisë për pengim të procesit zyrtar, konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, dhënien e deklaratave të rreme dhe ndihmën dhe nxitjen e rebelimit.
“Komisioni beson se ka më shumë se prova të mjaftueshme për të fajësuar ish Presidentin Trump” tha republikani Jamie Raskin ndërsa komisioni mbante seancën e tij përfundimtare publike.
Siç vë në dukje BBC, kjo nuk do të thotë ngritje akuzave, pasi kjo është çështje e gjyqësorit, por është një propozim i rekomanduar nga komisioni përkatës.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://accounts.binance.com/ar-BH/register?ref=53551167