Kush e Solli Covid-19? Vjen Sërish nga Errësira, në Europën e Iluminuar, “i Hatashmi”?

Ministria e Shëndetësisë në Francë njofton për 16.972 raste të reja me Covid-19, një rekord i ri për numër ditor, me 606.625 raste në total, 49 të vdekur, nga 32.198 në total, gjatë 24-orëshit të fundit.

Paralelisht, 24-orëshin e fundit në Itali regjistrohen 2.844 raste të reja dhe 27 njerëz humbën jetën. Bëhet fjalë për numrin më të lartë të rasteve, që prej 24 prillit të këtij viti. Ndërsa dje në Itali janë diagnostikuar si pozitivë me Covid-19, 2.499 raste dhe dita regjistroi edhe 23 të vdekur.

***

Një dorë e fshehtë, nga errësira, godet sërish Francën dhe Italinë me armën biologjike, sipas statistikave të Ministrive të vendeve respektive.

Virus kapriçioz ky, në orë, në ditë, në tinguj, në njerëz, por edhe në territore. Është përjashtues, nuk zgjedh gjithçka, këdo, sido, kudo dhe kurdo, as dosido. Ka shijet dhe viciot e tij virusi, është selektiv dhe me huqe.

Ka orën e tij të të qënurit agresiv. Ka ditët e tij të të qënurit agresiv. Ka tinguj të caktuar që nuk i duron dot dhe që e bëjnë agresiv. Ka njerëz specifikë që zgjedh për të “banuar” me agresivitet, ndërsa me të tjerë është indiferent dhe asimptomatik. Ka padyshim edhe territoret e tij ku shfaqet agresiv dhe i zapton.

Pandemi si tragjikomedi!

Histori bajate, u bë tërkuzë.

11 Comments

  1. Please let me know if you’re looking for a article author for your site.
    You have some really good posts and I feel I would be a good asset.
    If you ever want to take some of the load off, I’d absolutely love to write some content for your blog in exchange for a link back to mine.
    Please send me an email if interested. Many thanks!

    fussball trikot kinder

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Infektimi me Virusin Kinez Covid-19, i Vulos Presidentit Trump Fitoren në Zgjedhjet Presidenciale!

Next Story

Je suis électorat!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe