Infektimi me Virusin Kinez Covid-19, i Vulos Presidentit Trump Fitoren në Zgjedhjet Presidenciale!

Preokupim dhe interesim në rang global ka shkaktuar lajmi për infektimin e Presidentit Trump me virusin kinez Covid-19, siç e quan ai.

Në një postim të sotëm Presidenti Trump shkruan: “Jam mirë, mendoj! Ju falenderoj të gjithëve! DASHURI!!!” 

Presidenti shfaqi pak temperaturë, por jo shqetësuese, kollë të lehtë, pak lodhje dhe po vazhdon një karantinim terapeutik nën kujdesin e mjekëve më të mirë të SHBA-ve, në një spital ushtarak, më shumë për masa profilaksie.

Nëse gjithçka shkon siç e parashikojnë mjekët, sëmundja do të kalojë shpejt, pasi shfaqet si simptomatik me shenja të lehta. Kthimi i tij i shëndetshëm dhe potent në debatin e datës 15 tetor me bashkëkandidatin e tij “Alzheimer” Joe Biden, do të ketë karakter festiv dhe tashmë do të mund të përcaktojë përfundimisht rizgjedhjen e tij.

Do të rikonfirmojë atë që vetë ai ka thënë që prej fillimit për virusin kinez, se: “Është një grip, në disa raste i rëndë, që ka nevojë për kujdes, por nuk do të shkatërrojmë Amerikën për t’u përballur me një grip”.

U sëmur edhe Presidenti, si mijëra ushtarë të tij, do të bëhet mirë, do të ketë konfirmuar pas kësaj mikro-peripecie “virusale” gjithçka ka thënë në të shkuarën e afërt dhe më thellë në kohë, si dhe do të marshojë triumfalisht për zgjedhjet e 3 nëntorit 2020.

Bazuar edhe tek analizat e disa ‘Think Tank’-eve, ekzistojnë 10 arsye për analistët e politikës dhe politologët që Trump, jo vetëm do t’i mbijetojë virusit, por nuk ka për të ndërruar banesën edhe për 4 vite të tjera.

1. Arsyeja e parë: Presidentët në kohë luftërash fitojnë gjithmonë.

Nuk është luftë, por nëse epidemia shtrihet edhe më tej në kohë, atëherë Trump do të njihet si udhëheqësi që po bën një betejë me virusin jo vetëm si Administrator i Shtetit, por edhe personalisht.

2. Arsyeja e dytë: Plagë por jo katastrofë.

Administrata Trump është vënë në provë nga Covid-19, por nuk e ka çuar vendin në katastrofë. Kjo krizë do t’i kishte zbuluar të gjitha gabimet e kësaj qeverisjese, nëse do të kishte, por diçka e tillë nuk ndodhi. Në asnjë sektor nuk pati vakum, nuk u shfaqën gabime në qeverisje, që një krizë e tillë do të kishte nxjerrë lehtësisht në pah çdo lloj gabimi apo keq-qeverisjeje.

Jo vetëm kaq, drejtori i Qendrës Kombëtare për Epidemitë, Dr.Fauci vazhdon të jetë në krye të institucionit. Por paralelisht, Trump-i mbylli kufijtë e Shteteve të Bashkuara, ashtu siç veproi edhe kryeministrja e majtë e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

3. Arsyeja e tretë: Pandemia i dha të drejtë retorikës anti-kineze të Trump-it.

Kur Trump u zgjodh President i Amerikës në vitin 2016, ky fakt ngjalli shqetësime në Pekin, pasi në fjalimet e tij elektorale shpesh përmendte faktin se krahu i lirë i punës në Kinë, po vret amerikanët dhe ekonominë amerikane. Tani do të vazhdojë të këmbëngulë me konsistencë për të njëjtën gjë, duke i shtuar tezës së tij, edhe faktin që Kina tani më duhet të japë llogari dhe të qëndrojë në fronin e të akuzuarit për krijimin dhe shpërndarjen e virusit.

Mbi 70% e britanikëve kërkojnë ngritjen e një Komisioni Ndërkombëtar për hetimin e Kinës lidhur me çështjen e Covid-19. Suedia është vendi i parë europian që i mbylli të gjitha qendrat kineze të edukimit (Confucius Institutes). Indisë i mungon vullneti t’ia falë Kinës kaosin që i shkaktoi me shpërndarjen e virusit në vend. Sa më sipër, i japin të drejtë retorikës anti-kineze të Trump, dje dhe sot.

4. Arsyeja e katërt: Nuk është përgjegjës për rënien ekonomike.

Trump që prej fillimit të pandemisë u përplas me guvernatorë të majtë në Amerikë, të cilët donin ta mbyllnin me detyrim ekonominë. Ai është pozicionuar në mënyrë të vazhduaeshme kundër masave shtërnguese dhe kufizuese.

Kurse tani, si një njeri që jep betejë kundër virusit, nuk ka për të marrë asnjë kosto nga rënia ekonomike për shkak të pandemisë, rënie që u përpoq maksimalisht ta shmangte dhe ta zbutte, dhe ja arriti.

5. Arsyeja e pestë: Nuk është rënie ekonomike kjo e pandemisë, si ajo e vitit 2008 me President Obamën.

Edhe pse klima ekonomike ka pësuar një goditje, si në mbarë botën, të gjithë e dinë që shkaqet janë “biologjike” dhe rënia ekonomike nuk erdhi për shkak të Administratës Trump. Përkundrazi, Trump mori të gjitha masat dhe ja arriti të shpëtonte dhe të mos lejonte të prekej nga kriza, sektori prodhues.

6. Arsyeja e gjashtë: Trump-i nuk është Herbert Hoover.

Kundërshtarët e Trump e shikojnë atë si analog të ish Presidentit amerikan Herbert Hoover, kur nuk arriti të përballonte krizën e madhe të viteve 1929 deri më 1933. Por analogjia për Trump-in është tjetër. Ai ngjan kryesisht tashmë me Warren Harding (1919-23) apo me Calvin Coolidge (1923-29), që të dy Republikanë, të cilët u zgjodhën përgjatë dhe pas pandepidemisë së gripit spanjoll.

7. Arsyeja e shtatë: Joe Biden nuk është Franklin Roosevelt.

Për saktësi Biden nuk është as Barak Obama. Kandidati i demokratëve, i të majtëve, nuk ka personalitetin e asnjë prej presidentëve të përmendur në këtë shkrim, as nuk ka thënë se çfarë do të mund të ndryshojë po të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati i të majtëve në Amerikë, që akuzohet për ngacmime seksuale që prej vitit 1993, edhe pse mbështetet prej të majtëve, mbështetet për faktin se ishte e keqja më e vogël mes të tjerëve të mundshëm, por përpara ka “rulin” Trump.

Të majtët pas debatit të parë, të zhgënjyer dhe të alarmuar për atë ç’ka përcolli Biden, edhe pse i suportuar me të gjithë teknologjinë e informacionit, menduan se një Sanders ndoshta do të ishte 100 herë më mirë. Por tani më, është vonë.

8. Asryeja e tetë:  Përmendja e emrit Trump dhe Coronavirus-i, i japin atij avantazh dhe energji.

Përpjekjet e dështuara të demokratëve për ta nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë i kanë çertifikuar si humbës dhe shpifës. Ndërsa diskutimet që u hapën në Kongres për Biden, lidhur me milionat që ka rrëmbyer nga Ukraina, së bashku me djalin e tij, u krijuan të majtëve një problem madhor përpara elektoratit.

Tani askush nga të majtët nuk guxon ta ngarkojë Trump-in me përgjegjësi për virusin, apo të shtrojë çështje largimi. Është e qartë, populli është mbledhur rreth Trump-it dhe është në mbështetje totale të Presidentit.

9. Arsyeja e nëntë: Trump-i ushtroi presion mbi shtetet që të mbanin përgjegjësitë e tyre.

Beteja e Trump-it me guvernatorët, për t’i detyruar ata që të mbanin përgjegjësitë analoge në luftë kundër virusit përforëcoi Sistemin Federal, diçka që interpretohet si element pozitiv qeverisës.

Kur Trump-i fliste për ‘Deep State’ nuk nënkuptonte vetëm Uashingtonin, por edhe paaftësinë e guvernatorëve dhe qeverive lokale, paaftësi që u shfaq dhe u shqua, pa maska dhe pa kamuflazhe, përpara amerikanëve në të përditshmen e tyre gjatë pandemisë.

10. Arsyeja e dhjetë: Ka traditën me vete.

Prej vitit 1932 vetëm dy presidentë nuk ja arritën të rizgjidheshin. Kjo nuk do të thotë se Trump duhet të jetë i sigurtë, por është një inerci e traditës së votimit dhe zgjedhjes së Presidentit në Amerikë, për dy legjislatura.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Biden, në Debatin e Parë Përballë Trump-it, Përdori Lente Inteligjente Kontakti, mes të Cilave Lexonte Fjalën e tij!

Next Story

Kush e Solli Covid-19? Vjen Sërish nga Errësira, në Europën e Iluminuar, "i Hatashmi"?

Latest from Opinione