Trump e krahasoi qeverinë amerikane me shërbimin e sigurisë së regjimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ish presidenti republikan i SHBA-së Donald Trump, akuzoi administratën Biden për instrumentalizimin e drejtësisë dhe e krahasoi atë me Gestapon, shërbimin e sigurisë së regjimit nazist në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore!
Kjo deklaratë u dënua nga Shtëpia e Bardhë.
Duke iu drejtuar një turme zyrtarësh dhe donatorësh të partisë republikane, kandidati republikan për president akuzoi demokratët për krijimin e një “qeverie Gestapo”, duke sulmuar gjithashtu prokurorët që trajtonin akuzat penale kundër tij.
Vërejtjet u bënë gjatë një fjalimi 90-minutësh në pronën e tij në Mar-a-Lago, Florida.
Administrata Biden i mohon akuzat për ndërhyrje në drejtësi, por e vërteta është se Trump është akuzuar në shtetet e kontrolluara nga demokratët.
Në fund të fundit, këmbëngulja e autoriteteve të New York që Trump të mbahet përpara zgjedhjeve amerikane në një thuajse izolim, krijon dyshime serioze se diçka tjetër po ndodh në prapaskenë.
Tashmë ka nisur gjyqi i parë i ish presidentit amerikan Trump, i cili do të drejtohet nga një gjyqtar, vajza e të cilit është këshilltare e demokratëve!
Shtohet si kujtesë gjithashtu se edhe juritë që do të përbëhen nga banorë të New York, është e diskutueshme nëse mund të jenë të paanshme, teksa dihet se shumica e popullsisë së qytetit më të madh amerikan voton për demokratët dhe se mund të bëhen zgjedhje selektive.
Kjo që po ndodh në Amerikë është një diktaturë dhe as nuk po përpiqen më që ta kamuflojnë.
Amerika mund që gjendet në pragun e një Lufte Civile në disa shtete të saj.