Turqia Dërgon në Greqi Refugjatë të Zhveshur – Krime

/

Në kufirin tokësor mes Greqisë dhe Turqisë në Evro, Turqia dërgon refugjatë të zhveshur, tërësisht të zhveshur. Autoritetet greke shpëtuan para disa orësh 92 emigrantë.

Ky është një akt i turpshëm përballë humanizmit dhe civilizimit të mileniumit të ri. Ky incident është i pahusur më parë në historinë e lëvizjes migratore të ligjshme, apo të paligjshme në territoret e Europës dhe jo vetëm.

Erdogan duket se ka kaluar në akte të çmendura antihumane.

Greqia duhet t’i drejtohet menjëherë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut dhe t’i bëjë thirrje Autoriteteve të Bashkimit Europian të marrin masa të menjëherëshme kundër Turqisë.

Pamje që të kujtojnë veprimet naziste në Luftën e II Botërore kundër europianëve, por kryesisht kundër hebrenjve. Këto janë pamje të një epoke që europianët menduan se e kishin lënë prapa.

Ka ardhur momenti që Europa të vendosë sanksione kundër Turqisë.

Këta refugjatë nuk kanë asnjë dëshirë që të vijnë në Greqi, këta njerëz merren nga kampet e refugjatëve, për të cilët Europa ka dhënë 5 miliardë euro tek Qeveria Turke dhe me gomone kalohen në lumin Evros nga bregu turk, në bregun e Greqisë, nga autoritetet turke.

Qeveria greke përballë kësaj situate nuk mund t’i kthejë mbrapsht këta njerëz, që kanë nevojë emergjente për kujdes (veshje, ushqime, medikamente etj.), pasi kushtet klimaterike janë të tilla që edhe i veshur, nuk qëndron dot në këto zona malore dhe jo më i zhveshur.

Dhjetra burra, siç i lindi nëna, Sulltani i kaloi në brigjet greke, duke i trajtuar si shtazë dhe si shkak indicidenti për luftë dhe përplasje.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bill Gates: Covid Epidemi Globale - Mobilizim - Vaksinim

Next Story

Britania: Kështu do të Godasim Rusinë

Latest from Info