Deri më tani 10 të vdekur dhe 20 të plagosur nga një shpërthim, në një stadium në Bagdad.
Shumica e viktimave janë futbollistë.
Dhjetë persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në një shpërthim që ndodhi të shtunën (29/10) në Bagdadin lindor, Irak.
Shifrat për numrin e viktimave dhe të plagosurve në kryeqytetin irakian janë dhënë nga burime të sigurisë dhe autoriteteve të shëndetit publik në vend.
Shpërthimi ndodhi pranë një fushe futbolli dhe një kafeneje, kur shpërtheu një material plasës i vendosur në një automjet. Kjo rezultoi në një tjetër shpërthim në një cisternë LPG aty pranë, thanë burimet e sigurisë.
Shumica e viktimave janë futbollistë që ndodheshin në fushë.