Çertifikatë shëndetësore e detyrueshme për pandeminë e ardhshme, këtë vendosi G20: “Kjo është mënyra e vetme që do të lëvizni lirshëm”.
E gjitha do të jetë nën kujdesin e OBSH-së.
Certifikata e re dixhitale e shëndetit global për pandeminë e ardhshme po vjen. Ky është konkluzioni nga takimi i G20-ës, siç njoftoi Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin, duke folur në emër të takimit.
Logjika pas një Certifikate Dixhitale të Shëndetit Global (GHC), siç përmendet nga Sadikin, është si më poshtë:
Në vend që ekonomia globale “të kolapsohet” nga pandemia e ardhshme dhe bllokimet, ne themi të lëvizim lirshëm, por vetëm me PPE që do të jepen sipas udhëzimeve të OBSH-së.
Ministri indonezian i Shëndetësisë tha se kjo do t’u jepet atyre që janë vaksinuar ose testuar “si duhet”, në mënyrë që të mund të lëvizin lirshëm.
Në këtë mënyrë ekonomia globale nuk do të kolapsohet, sipas G20.
Tani është e vetëkuptueshme që COVID-19 ishte një provë, test, për të përgatitur terrenin dhe opinionin publik global për zbatimin e përhershëm të Çertifikatës Globale të Shëndetit, pasi nuk do të ketë mungesë të pandemive.
Dhe mesa dini të gjithë, të krijosh një pandemi sot, është më e thjeshtë se të përgatitesh në mëngjes për të shkuar në punë.
Synimi është që çdo person të ketë identitetin dixhital, damkën dixhitale.
Bindja e njerëzve për t’i pranuar këto ndryshime do të jetë e lehtë pasi rinia dhe të tjerë të palexuar dhe të palëçuar, janë të magjepsur dhe të emocionuar nga me celularin e ri që del në treg, me të cilin angazhohen gjithë ditën dhe do të pranojnë me dëshirë çdo ndalim, apo izolim të ri, përsa kohë që kanë një celular të fjalës së fundit në duar.
“The Great Reset” do ta ketë si një lojë transformimin e njerëzimit, nëse nuk zgjohemi ne më të maturuarit dhe skeptikët me këto që po ndodhin.
Një version disi më i paqartë i këtyre rekomandimeve u përfshi në deklaratën zyrtare të udhëheqësve të G20, e cila kërkon Çertifikata Dixhitale COVID-19, ose shpesh të quajtura thjesht Pasaporta Vaksine.
Seksioni i komunikatës përfundimtare, i cili është ribotuar dhe është i disponueshëm në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, që ka të bëjë me vaksinat dhe pandeminë Covid-19 thotë:
“Ne e pranojmë se vaksinimi i përhapur kundër COVID-19 është një e mirë publike globale dhe do të promovojë çdo përpjekje për të siguruar qasje në kohë, të barabartë dhe universale në vaksina, terapeutikë dhe teste diagnostike të sigurta, të përballueshme, cilësore dhe efektive”.
Ndërsa përshkruan nevojën për një bashkëpunim më të madh midis kombeve gjatë çdo reagimi të ardhshëm ndaj pandemisë, ai komunikata vazhdon dhe thotë:
“Ne mbetemi të përkushtuar për integrimin e një qasjeje shumë-sektoriale për One Health dhe për forcimin e mbikëqyrjes globale, duke përfshirë mbikëqyrjen gjenomike, për të zbuluar patogjenët dhe rezistencën antimikrobike (AMR) që mund të kërcënojë shëndetin e njeriut”.
Në të njëjtën kohë, neni 24 i deklaratës përfundimtare të G20 përmend atë që përmendëm më lart pasi as ata nuk fshihen më: “Pandemia COVID-19 ka përshpejtuar transformimin e ekosistemit dixhital dhe ekonomisë dixhitale”.
Dhe më pas thuhet:
“Ne e njohim rëndësinë e trajtimit të fushatave të dezinformimit, kërcënimeve kibernetike, abuzimit në internet dhe garantimit të sigurisë së infrastrukturës së konektimit.”
Pra, siç u parashikua nga shumë prej nesh që në fillim të pandemisë (të gjithë ne, u hodhëm poshtë dhe u dënuam si “teoricienët e konspiracionit”), një pasaportë vaksine e standardizuar e propozuar në të ardhmen, do të shoqërohet me përpjekje për standardizim dhe policim më të madh kundër “dezinformimit”, që ka të ngjarë të përfshijë ndonjë fjalim që kritikon llojin e regjimit që liderët e G20 dëshirojnë të zbatojnë.
Që do të thotë, artikuj si ky të mos kemi mundësinë më t’i lexoni në të ardhmen.