Ky njoftim, me siguri, do i japë fund një sërë “tregimeve” rreth Covid.
Sipas Washington Post, një analizë e kryer nga Fondacioni i Familjes Kaiser zbuloi se 58% e vdekjeve nga Covid në muajin gusht 2022, ishin të vaksinuar, ose me vaksinën përforcuese.
E mbani mend kur Joe Biden tha vitin e kaluar se amerikanët e pavaksinuar po përballeshin me një dimër me “sëmundje të rënda dhe vdekje” dhe se të pavaksinuarit do të mbushin spitalet së shpejti. Por ja që po ndodh e kundërta.
Fauci mashtron në lidhje me vaksinat dhe vazhdon i paepur t’i promovojë.
Gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp, Fauci, sipas Reuters, përsëriti se amerikanët duhet të vaksinohen dhe se duhet të rritet numri i të vaksinuarve, si dhe inkurajoi amerikanët për të marrë vaksinën përforcuese.
Reuters tha se Fauci “promovoi sërish efektivitetin e maskave”, pavarësisht nga fakti se ato janë plotësisht joefektive.
Fauci përsëriti gjithashtu gënjeshtrën bajate se regjimi i vaksinimit siguron mbrojtje për të tjerët, pavarësisht nga provat për të kundërtën.
NBC raportoi gjithashtu se Fauci po i nxit njerëzit të marrnin vaksinat e reja përforcuese.
“Për sigurinë tuaj, për familjen tuaj, merrni vaksinën tuaj të përditësuar Covid-19”, tha Fauci.
Teksa numri i vdekjeve të njerëzve të vaksinuar rritet, konstilacioni vazhdon të promovojë vaksinimin dhe të imponojë njerëzit në shumë shtete me vaksinim të detyrueshëm.